Të premten, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, vendosi që finalja e 2023-ës në Champions League, do të luhet në Stamboll.
Finalja e Stambollit, ka dy vite që shtyhet për shkak të pandemisë COVID-19.
Ajo dy herë u mbajt në Portugali, njëherë në stadiumin e Benfica-s, dhe njëherë në atë të Portës.
Edhe shorti për fazën e grupeve të Champions, Europa dhe Conference League, do të mbahet në Stamboll, në fund të gushtit.
Stambollit më në fund do t’i paguhet finalja.
Kjo del të jetë edhe më e mirë për kryeqytetin turk, që do e ketë mundësinë ta organizojë finalen me stadiumin plot.
Edhe finalet për vitet e ardhshme janë përcaktuar.
Munich-u do të organizojë finalen e vitit 2025 dhe Wembley atë të vitit 2024.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com