Policia Londineze ka zbuluar dhe shkatërruar një fabrikë, ku prodhohej kanabis në zemër të Londrës. Pas një njoftimi për shkak të erës së fortë të bimës, autoritetet policore gjetën 826 bimë në bodrumin e një ndërtese tregtare në “Throgmorton Street”, në Londër.
Policia arrestoi dy persona, sekuestroi materialet, sistemet e ventilimit dhe të ndriçimit.
Kjo është fabrika e parë e kanabisit që është zbuluar në Londër. Kriminelët kishin përfituar nga lëvizjet e reduktuara për shkak të bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) nga COVID-19.
Oficerët zbuluan operacionin e paligjshëm më 13 janar. Më 14 janar me anë të një urdhri ata hynë në ambjentet e dyshuara./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet