Euro 2020

Vëzhguesit e UEFA-s zgjedhin formacionin më të mirë në Euro 2020


Vëzhguesit teknikë të UEFA-s kanë përzgjedhur 11-të emrat më të mirë, sipas roleve përkatëse në fushë. Pesë lojtarë janë nga Italia, tre nga Anglia dhe nga një, përkatësisht me Belgjikën dhe Danimarkën.

Vëzhguesit kanë përzgjedhur një formacion 4-3-3 klasik, i cili ishte më i përdoruri gjatë turneut:

Portier: Gianluigi Donnarumma.

Mbrojtës i majtë: Leonardo Spinazzola.

Mbrojtës qendre: Harry Maguire.

Mbrojtës qendre: Leonardo Bonucci.

Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker.

Mesfushor: Pedri.

Mesfushor: Jorginho.

Mesfushor: Pierre-Emile Hpjbjerg.

Sulmues i majtë: Federico Chiesa.

Sulmues qendre: Romelu Lukaku.

Sulmues i djathtë: Raheem Sterling.

Formacioni u përzgjodh nga 16-të vëzhguesit teknikë të UEFA-s, të cilët janë ish-lojtarë dhe ish-trajnerë: Packie Bonner (Republika e Irlandës), Esteban Cambiasso (Argjentinë / Itali), Fabio Capello (Itali), Cosmin Contra (Rumani), Corinne Diacre (Francë), Jean-François Domergue (Francë), Dusan Fitzel (Republika Çeke), Steffen Freund (Gjermani), Frans Hoek (Holandë), Aitor Karanka (Spanjë), Robbie Keane (Republika e Irlandës), Gines Melendez (Spanjë), David Moyes (Skoci), Mixu Paatelainen (Finlandë), Peter Rudbæk (Danimarkë), Willi Ruttensteiner (Austri).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore