Libra

Sofia dhe filozofia e Novalis-it


Kufijtë e ndjenjave janë kufijtë e filozofisë”, Novalis

Në botën anglofone, romantizmi gjerman është konsideruar kryesisht si zhanër letrar, dhe nuk është marrë seriozisht si fenomen filozofik.

Novalis (George Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg), poeti, shkrimtari, mistiku, dhe filozofi gjerman, është shembull konkret i një përjashtimi nga ana e studiuesve bashkëkohor që gjykojnë filozofinë mbi baza analitike, dhe shpesh Novalis-in e shohin si paradigmatik të Romantizmit gjerman, si fantazues, të zhytur në misticizëm, që ndjen nostalgji për spiritualitete mesjetar, që idollizon natyrën dhe ndjenjat e individëve, por edhe si iracionalist.

Krejt kjo është një reduktim i gjenialitetit dhe kompleksitetit të pamatshëm të Novalis-it, sigurisht.

Mirëpo një element interesant në jetën e Novalis-it, që përbën ndërthurje të dy gjërave që kanë dominuar në psikikën dhe ndjenjat e këtij poeti, janë gruaja e parë e tij Sofia dhe filozofia si dashuri ndaj dijes ose urtisë.

Në moshën 22 vjeçare Novalis ra në dashuri me Sophie von Kuhn, që në atë kohë ajo ishte 12 vjeçe. Ajo pati ndikimin të madh në formimin e ndjeshmërisë së tij poetike. Novalis do të martohej menjëherë me të.

Sofia kishte vdekur në moshë të hershme 15 vjeçare, nga një inflamacion në mëlqi, gjë që përfundimisht e la Novalis-in në rrënoja emocionale, dhe i ndërroi fabrikun emocional njëherë e përgjithmon këtij poeti të dhimbshëm.

Sofia përbën mitin romantik dhe filozofik të jetës së Novalis-it, dhe nëse e marrin në kuptimin etimologjik të fjalës, kjo bëhet edhe më e qartë.

Shkenca më e dashur për mua e mban emrin e gruas time: quhet filo-sofi, filo-sofia është shpirti dhe çelësi i vetes sime të vërtetë”, shkroi Novalis.

Filozofia si fjalë greke do të thotë “philo-sophia – dashuri ndaj dijes, ose urtisë”, por ai kishte edhe “dashurinë ndaj Sofisë”, që i përmbledh dy dashuritë e tij në një, “Filozofinë” e tij.

Vuajtjen për vdekjen e saj ai e shprehu në gjashtë poema në prozë të ndërthurura me vargje (1800; Himne të natës).

…i dashur diell i natës,
Atëherë u zgjova,
sepse, unë, i yti dhe i imi, jam.
Ti, më ke dhënë,
Natën të gjallë,
Dhe njeri më ke bërë.
Me vrull të shpirti trupin ma merr
që të përzjehem në erërat e tua të lehta
E përgjithmonë, ta mbaj natën e ngrohtë tonën
”.

Edhe Novalis vdiq në moshë të hershme, 29 vjeçare, dhe botës së letrave i la trashëgimi veprat “Pollen”, “Besim dhe Dashuri”, “Nxënësit e Sais”, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore