Aktorja amerikane, Olivia Rodrigo, tashmë e njohur edhe si këngëtare e super suksesshme, së fundmi i është rikthyer pozitës së parë në listën muzikore “Billboard 200”, teksa një arritje të tillë ajo po e përjeton për të tretën herë, që kur albumi i saj debutues ishte lansuar në muajin maj.
Albumi “Sour” i këngëtares 18 vjeçe, është pozicionuar përsëri në vend të parë, gjatë fundjavës që lamë pas, saktësisht me datë 9 korrik, shkruan gjigandi, “Billboard”.
“Sour”, për herë të parë kishte debutuar në vendin e parë të kësaj liste me datë 5 qershor, ndërsa një muaj më vonë në vend të njëjtë ishte pozicionuar me datë 3 korrik të vitit 2021.
Olivia ka qenë në treshen e më të mirëve gjatë shtatë javëve në tabelën e famshme të “Billboard”.
Në ndërkohë, pas Olivias, në vend të dytë është pozicionuar rep artistja, Doja Cat, me albumin e saj “Planet Her”.
Në anën tjetër, vendi i tretë i ka takuar këngëtares britanike me prejardhje shqiptare, Dua Lipës, e cila po vazhdon të jetë pjesë e kësaj liste me albumin e saj “Future Nostalgia”.
Gjithsesi, artistja amerikane, Olivia Rodrigo, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se një koncert i saj me emrin “Sour Prom Concert” do të publikohet gjatë kësaj javë në platformën YouTube.
Në të do të paraqitet Olivia duke i kënduar këngët nga albumi “Sour” dhe që e ka quajtur “përvojë alternative e mbrëmjes së maturës”.
Ndryshe, shumë prej fansave të Olivias, e njohin dhe e duan atë që kur ajo kishte luajtur në rolin e Nini Salazar – Roberts, në serinë e famshme “High School Musical”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”