Pas një procesi gjyqësor të mbushur me akuza për tradhti brenda familjes mbretërore të Jordanisë dhe ndërhyrjes nga Arabia Saudite, një gjykatë jordaneze ka shpallur fajtor ish-këshilltarin e Mbretit Abdullah II.
Së bashku me një kushëri të monarkut, ata janë dënuar me 15 vjet burg, të hënën e 12 korrikut, me akuzën se “po përpiqeshin të destabilizonin mbretërinë”.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanisë tha se Bassem Awadallah, një ish-shef i gjykatës mbretërore në Jordani, i cili u bë këshilltar i princit të kurorës Saudite dhe Sharif Hassan bin Zeid u shpallën fajtorë për kryengritje.
Këta të fundit u arrestuan në prill. Pjesë e grupit ishte edhe vëllai i vogël i Mbretit Abdullah Princ Hamzah, i cili dërgoi sinjale tronditëse nëpër mbretëri dhe ngriti alarm në Shtetet e Bashkuara.
Këto të fundit e konsiderojnë Jordaninë një nga aleatët e saj më të afërt të sigurisë dhe inteligjencës në Lindjen e Mesme.
Gjyqi filloi në muajin qershor, në një seancë me dyer të mbyllura, në periferi të Amanit, kryeqyteti i Jordanisë.
Princi Hamzah, djali i mbretit Husein dhe gruaja e tij e katërt dhe e fundit, Mbretëresha Noor e lindur në Amerikë, premtuan publikisht besnikëri ndaj Mbretit Abdullah dhe nuk do të përballen me gjyqe. Ai u vendos në arrest shtëpie në prill dhe iu kufizuan lëvizjet dhe komunikimet e tij.
Awadallah dhe Sharif Hassan u akuzuan se kishin ndihmuar në organizimin e një komploti të pretenduar nga Princi Hamzah për të nxitur disidencën në mbretëri kundër mbretërimit të vëllait të tij.
Nënkoloneli Muwafaq al-Masaeed, një gjykatës ushtarak, njoftoi vendimin pas gjykimit me dyer të mbyllura. Një gjykatë më e lartë ka 30 ditë kohë për të konfirmuar ose prishur vendimin.
Avokatët e dy jordanezëve thanë se ata do të apelojnë dhe se nuk e konsiderojnë vendimin si një dënim derisa të ratifikohet nga gjykata më e lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
-
Konjufca e Gjeloshaj diskutojnë për influencën ruse në rajon
-
Welt publikon dokumentin sekret: Ukraina dhe Rusia ishin shumë pranë marrëveshjes në vitin 2022, por Zelensky dhe Putin nuk u ulën në tryezë
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri