Presidenti Ilir Meta u shpreh se Serbia po synon të shpopullojë Medvegjën përmes pasivizimit të adresave.
Ai u ndal në problematikat e krijuara në Luginën e Preshevës gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Muharrem Salihun.
Pasivizimi i adresave u cilësua si një lojë e pandershme e Serbisë në tentativën për korrigjime të pabarabarta territoriale nga ana e presidentit.
“Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale”, u shpreh Meta gjatë kësaj ceremonie.
Presidenti çmoi veprimtarinë e shquar të Salihut në ndërgjegjësimin e shqiptarëve për problematikat me të cilat përballet Lugina e Preshevës.
“Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufinjtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë, kufinj që janë rrudhur vazhdimisht në dy shekujt e fundit. Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave”, vijoi Meta në fjalën e tij.
Muharrem Salihu është një sipërmarrës, i cili jeton në Itali prej vitesh.
Ai ka investuar në Medvegjë për të ndihmuar me punësimin në këtë zonë, ka financuar kërkimin, studimin e valleve, e kostumeve popullore të Medvegjës dhe ka realizuar konferenca shkencore për trashëgiminë kulturore.
Në fund, presidenti Meta e mbylli duke bërë thirrje inkurajuese për krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e këtij këshilli në Medvegjë në mënyrë simbolike./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet