SHBA-ja është rikthyer në marrëveshjen klimatike të Paris-it, menjëherë pas ardhjes në presidencë të Joe Biden. Akordi i firmosur nga 195 vende, për të shmangur katastrofa natyrore, është ndër më të rëndësishmit e dekadës së shkuar.
Lëvizja e Biden-it përfaqëson një hap pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës. Refuzimi i marrëveshjes nga ana e Trump-it, solli shqetësime të shumta përsa i përket qasjes amerikane ndaj çështjeve klimatike.
Anulimi i një projekti gazsjellës, të quajtur Keystone XL, ka qenë një tjetër hap i ndërmarrë nga Biden-i. Ai ka urdhëruar gjithashtu fillimin e procesit të rregullave të reja mjedisore. Shumica e akteve të administratës Trump do të rishikohen.
“Do të luftojmë ndryshimet klimatike siç nuk i kemi luftuar kurrë më parë”, tha Biden-i. “Këto janë thjeshtë veprime ekzekutive. Është një hap i parë. Më tej do të shohim gjithë legjislaturën për çështjet mjedisore”.
Krerët e shumicës së shteteve pjesëtare të marrëveshjes e mirëpritën rikthimin e SHBA-së. Kjo gjë, edhe për faktin se SHBA-ja është shteti që ka dhënë kontributin më të madh në histori për mbrojtjen mjedisore.
Reagime të ndryshme ka pasur gjithsesi nga ligjvënësit amerikanë. Ka një ndarje të qartë midis republikanëve dhe demokratëve. Këta të fundit, përgëzuan presidentin e ri për vendimmarrjen e shpejtë.
Republikanët nga ana tjetër, e kritikuan. “Politikat që po ndërmerr Biden-i dëmtojnë punonjësit amerikanë dhe ekonominë”, deklaroi senatorja Shelley Moore Capito.
Duhet parë nëse ky rikthim i SHBA-së në marrëveshjen e Parisit, do të rikthejë bisedimet për projektligjin e quajtur Green New Deal. Me anë të tij synohet të fuqizohet industria e resurseve të ripërtëritshme./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell: Çfarëdo që të thonë dihet se ofensiva e Rafahut do të sjellë vdekje të civilëve
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
IDF merr kontrollin e kalimit të Rafahut, 20 të vrarë dhe tunele të reja u identifikuan
-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes