Euro 2020

Mourinho tregon se çfarë i duhet Anglisë përballë Danimarkës


Anglia do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinalen e Euro 2020, në stadiumin “Wembley” të Londrës dhe të pranishëm, pritet të jenë rreth 60 mijë tifozë.

Jose Mourinho beson se çelsi i suksesit të Anglisë në përballjen me Danimarkën do të jenë tifozët. Sipas portugezit, nëse në “Wembley” krijohet një atmosferë e ngjashme si ajo në “Old Trafford”, atëherë “Tre Luanët” do të jenë skuadra që do të shkojë në finale.

Për “The Sun”, ish-trajneri i Chelsea, Manchester United-it dhe Tottenham-it tha se “Anglia ka nevojë për atmosferën që merrni në ‘Old Trafford’ në 15-të minutat e fundit të një ndeshje edhe kur Manchester United-i nuk po luan mir, mbështetësit gjithmonë besojnë”.

“Për shkak se Danimarka është e rrezikshme dhe nëse Anglia nuk është Angli, kompakte, e duruar, pragmatike, atëherë ata mund të vuajnë”, vijoi të thoshte portugezi.

Anglia ende nuk ka pësuar gol në këtë Evropian, pas pesë ndeshjesh të luajtura dhe ata do të kërkojnë ta vazhdojnë më tej këtë arrtije.

Nëse mposhtin Danimarkën, anglezët do të shkojnë për herë të parë në historinë e tyre në një finale të një Kampionati Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore