“Gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë pasur COVID-19”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për mediat.
Ai ka bërë me dije se, bazuar në hulumtimet e realizuara, 47 për qind e qytetarëve kanë rezultuar pozitivë, qoftë me testet serologjike apo PCR, ndonëse “nga diskutimet e shumta që kemi pasur, kemi menduar se kjo shifër do të jetë rreth 30 për qind, sepse na është dukur numër i lartë”.
Edhe pse gati 50 për qind e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar COVID-19, me rëndësi, ka deklaruar Ahmeti, “është procesi i vaksinimit”.
“48 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë dalë pozitivë, me serologjik ose PC. Ky hulumtim është bërë në periudhën tetor-nëntor. Këta kanë pasur një përqindje më të lartë të COVID-19. Me gjithë masat që kemi marrë, janë rrezikuar. Në punëtorët komunalë na ka dalë se përqindja ka qenë më e vogël, kjo sepse kanë qenë të liruar nga puna dhe është rreth 20 për qind”, ka shtuar Ahmeti.
Ai tha se vaksinimi është i domosdoshëm, pavarësisht se kanë rënë numrat e të infektuarve.
Ndërsa gjatë muajit tetor dhe dhjetor, 48% e punëtorëve shëndetësorë kishin qenë të infektuar me Covid-19, derisa punëtorët komunalë përqindja në përgjithësi ka qenë më e ulët.
“17% e punëtorëve shëndetësorë janë pozitiv me test serologjik, pra 48% e punëtorëve me serologjik pozitiv apo PCR janë pozitiv, dhe ky hulumtim është bërë në tetor dhe dhjetor”.
Aktualisht Prishtina i ka 13 raste aktive, duke u renditur si komuna e gjashtë në nivel vendi.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër Coronavirusit në fund të marsit, ndërsa më 15 qershor ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve.
Imunizimi, deri më tani, është bërë me vaksina të dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bashkimi Evropian dhe shtetet individuale.
Këtë javë, në Kosovë kanë nisur të arrijnë edhe kontingjentet e para të vaksinës Pfizer/BioNTech, të parapara me kontratën që ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet