Mes një drame të vërtetë, Suedia ka eliminuar Poloninë nga Kampionati Evropian, duke e mposhtur me rezultat 3:2.
Spektakli nisi qysh në fillim të ndeshjes, ku në minutën e dytë, Emil Forsberg shënoi për 1:0 për Suedinë.
Gola në pjesën e parë nuk pati, përkundër disa rasteve shumë të mira për polakët.
Në minutën e 59-të, përsëri anëtari i skuadrës gjermane, Leipzig, shënoi golin e dytë personal në ndeshje, pas një aksioni fantastik nga Dejan Kulusevski i cili u inkuadrua në lojë, pak momente më parë.
Derisa ky ishte goli i tretë i Forsberg në këtë Kampionat Evropian, qe njëkohësisht ishte golashënuesi i vetëm i Suedisë.
Atëherë kur u mendua se Suedia po shkonte drejt fitores së sigurt, në skenë u paraqit Lewandowski, i cili shënoi një gol fantastik në hyrje të zonës.
Polakët shënuan përsëri pas pesë minutash, mirëpo goli u anulua nga sistemi VAR për një pozicion jashtë loje.
Gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregull, Lewandowski shënoi golin e barazimit, pasi ndali për mrekulli një top të marrë në zonë nga Frankowski.
Dhe atëherë kur polakët ishin duke kërkuar m ngulm golin e fitores për tu kualifikuar në fazën e 1/8-ve të finales, suedezët shënuan përmes Viktor Claesson, i cili hyri në lojë vetëm pak minuta më parë.
Me këtë fitore Suedia kualifikohet si e para në Grupin E, ndërsa në vendin e dytë pozicionohet Spanja.
Kurse Polonia eliminohet nga ky Kampionat Evropian.
Suedia në 1/8-at e finales do të takohet me vendin e tretë të një prej grupeve B ose C, ndërsa Spanja e vendit të dytë do të ballafaqohet me Kroacinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE