Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka njoftuar se ka një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, në “mënyrë hibride”.
“Serbia është e gatshme të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare”.
Në deklaratën e tij ai u shpreh se “shteti po planifikon vaksinimin e qytetarëve duke i ndarë ato”.
Një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës ndërsa pjesa tjetër në Vranjë dhe Bujanovc.
Qytetarët e Kosovës qendrore, nuk është vendosur akoma se ku do të vaksinohen.
“Një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi, do të kujdesen për njerëzit tanë”.
Sipas tij, zbatimi i planit vaksinimit është i vështirë për shkak të “politikës që ndjek Prishtina. Ndihma që marrin serbët nga vendi tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e çelësit kombëtar”, raporton Tanjug, transmeton Albanian Post./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Fronti Evropian” do e mbajnë tubimin përmbyllës në Tetovë, e ftojnë VLEN-in “ta dorëzojë peshqirin, mos të marrin nokaut klasik”
-
Spahoviç: Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet