Gjykata Supreme në SHBA ka lënë në fuqi ligjin e shëndetësisë, të njohur gjerësisht si Obamacare, pas kërkesës së disa senatorëve republikanë, të mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump për shfuqizimin e tij.
Sipas Gjykatës, asnjë qëndrim i parashtruar nuk ishte i mbështetur në bazë ligjore. Vendimi kundër shfuqizimit, 7 me 2, nuk mbajti qëndrim mbi çështje të tjera, të cilat pretendojnë se e bëjnë ligjin antikushtetues.
Një ndër pikat u kërkon amerikanëve të paguajnë sigurimin shëndetësor, ose në të kundërt do të gjobiten.
Pavarësisht kësaj, ky vendim është i treti, i cili del në favor të Obamacare, ose siç quhet në të vërtetë ligji, Affordable Care Act.
Nëse ky ligj do të shfuqizohej, rreth 20 milionë amerikanë mendohej se do të mbesnin pa sigurim shëndetësor. Kështu, ata nuk do të kishin qasje në spitale për vizita apo konsulta.
Në vitin 2017, Trump-i pati nënshkruar një akt, nën të cilin eliminohej penaliteti i mospagimit të sigurimit shëndetësor. Pikërisht ky veprim i hapi rrugë dërgimit të çështjes në Gjykatë nga ana e republikanëve.
Ashtu si dhe premtimi i presidentit Joe Biden në fillim të mandatit, Obamacare mbetet në fuqi.
Nga ana e republikanëve ndërkaq, nuk bëhet me dije nëse do të provojnë të dërgojnë sërish çështjen në gjykatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
SHBA-të kundër pushtimit të Rafahut, pro armëpushimit dhe të shqetësuara për mbylljen e Al Jazeera në Izrael
-
Osmani: Investimet e MCC-së sollën përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës
-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin