Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, çel programin e punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar në një takim me gratë në burgun 325.
Përmes një postimi në platformën Twitter, ministrja ka theksuar faktin se ky program vjen për herë të parë dhe se shënon “një kapitull të ri” në sistemin e burgjeve.
“Është një moment shumë i rëndësishëm sepse ne po fillojmë të materializojmë, të jetësojmë, për herë të parë në 30 vjet, programin e punësimit të koordinuar, të menaxhuar dhe njëkohësisht të parashikuar nga ligji për të gjithë personat e dënuar dhe të paraburgosur”, shprehet Gjonaj.
Ajo ravijëzon se ndryshe nga më parë, kur ende nuk kishte hyrë në fuqi ligji i ri, si pjesë e paketës së reformës në sistemin e burgjeve, ka qenë vetëm mundësia për të punuar dhe jo mundësia për t’u paguar.
Gjonaj ka bërë me dije se përfitueset e para të këtij programi do të jenë 20 gra të dënuara.
Për të, zbatimi i programit të ri mundëson që të paraburgosurit dhe të dënuarit jo vetëm të rrisin kapacitetet profesionale përmes trajnimeve, por edhe të përfitojnë financiarisht pagesën që parashikohet nga ligji.
✅ 𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 ✅
Për herë të parë në sistemin penitenciar, filluam zbatimin e programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar, ku në #IEVP325, 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program. pic.twitter.com/f9uP0pZ7ml— Etilda Gjonaj (@GjonajEtilda) June 14, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel