Financa

Serbia në një marrëveshje të re me FMN-ën


Qeveria e Serbisë ka njoftuar të martën se do të fillojë bisedimet mbi një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), në janar 2020-ës.

Ministria serbe e Financave ka bërë me dije se marrëveshja e re synon vazhdimin e ekzekutimit të reformave strukturore në Serbi.

Javën e kaluar, FMN ka njoftuar se ka përfunduar shqyrtimin e pestë dhe të fundit nën Instrumentin e Koordinimit të Politikave 30-mujore (PCI) për Serbinë. Një rregullim ky, jo-financiar, i miratuar në korrik 2018-ës që përqendrohet në zbatimin e reformave strukturore.

Sipas FMN-ës, programi i politikave ka lehtësuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Ky program ka si qëllim krijimin e reformave për vende të reja pune dhe përmirësimin e standardeve të jetesës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore