Sport

Guardiola dhe nostalgjia e tij për Barcelonën


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ishte në një bisedë direkte në Tëich me ish-futbollistët Cassano, Daniele Adani dhe Christian Vieriu.

Spanjolli foli për Messi-n dhe çfarë përshtypje të fortë i la argjentinasi.

“Ai është shumë i fortë, më i forti”, tha Pep, “pas kualitetit të vij, vjen mentaliteti i jashtëzakonshëm që posedon”.

“Në katër vite te Barcelona, ne luajtëm shumë ndeshje në stërvitje dhe ai nuk humbi asnjë. Nëse do humbiste, do të largohej”.

“Ai ka mentalitetin prej luftëtari që vetëm katër ose pesë futbollist në gjithë historinë e kanë. Ata janë të ndryshëm”, tha Guardiola.

Për skuadrën e tij te Barcelona, Guardiola tregoi që ajo ishte e jashtëzakonshme.

“Të gjithë e dimë se Messi ishte më i miri”, vazhdoi Pep, “por aty kishte edhe gjashtë ose shtatë tjerë që ishin të nivelit botëror. Kishte disa që nuk luanin për shkak se të tjerët ishin shumë të mirë”.

Ishin “kafsh të garës” tha Guardiola për skuadrën e tij në Kataluni.

“Mësova shumë nga ata. Çdo tre ditë ata dëshironin të fitonin, ata dëshironin të ishin më të mirë se njëri-tjetri”.

Ai foli veçanërisht për dy futbollist.

Një nga ta ishte Sergio Busquets.

“Sergio ishte shumë intelegjent, ai kuptonte gjithçka. Ai nuk është shumë i fortë fizikisht, por intelegjenca e tij e ndihmon shumë”.

“Nëse je 10 vite te Barcelona, do të thotë që je shumë i fortë. Nëse jo, e humb pozitën”.

Tjetri ishte Mascherano.

“Mascherano ishte një ndër mesfushorët qëndrorë më të mirë në botë”.

Për fund, Guardiola kishte dy fjalë edhe për inspirimin e tij, Marcelo Bielsa.

“Ai është unik. Askush nuk mund ta imitojë atë. Është futbolli i tij, është unik, i papërsëritshëm. Është kënaqësi e madhe, ai është një dhuratë për futbollin”.

Trajneri spanjoll para pak javësh fitoi Premier League-n e tretë me Manchester City-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore