Pajisje

Edhe stacion karikimi edhe kinema


Woods Bagot, studio arkitekture, ka hartuar për Downtown Los Angeles një koncept për stacionet e karikimit të automjeteve elektrike, i cili mund të dyfishohet në sallë kinemaje.

Dezeen, faqe kushtuar dizajnit dhe arkitekturës, tregon se projekti i veçantë i quajtur Re-Charge LA, imagjinon se si stacionet e karikimit të automjeteve elektrike mund të shërbejnë edhe si destinacione vizitorësh.

Në praktikë, projekti supozon vendosjen e një ekrani digjital, i cili mund të ulet për të formuar një kulm për makinat që ndodhen më poshtë përgjatë ditës.

Gjatë natës do të ketë një tjetër pamje. Ekranet e lakuar do të ngrihen për të formuar ekranin e plotë të kinemasë ku njerëzit mund të shijojnë filma nga makinat e tyre.

Edhe fundjava do të paraqesë ndryshime. Aty do të kalojnë kamionët e ushqimit, të cilët mund të parkohen të ambientet e “paraardhësve” për të krijuar një treg rrugor të ushqimeve.

“Për shkak se mund të duhen deri në një orë ose më shumë për të karikuar plotësisht një automjet elektrik, vendet e karikimit duhet të plotësojnë një grup më të gjerë kërkesash se sa vetëkarikimi”, është shprehur Woods Bagot.

Mes sugjerimeve të studios hapësira mund të përdoret edhe për të mbajtur takime të makinave klasike për të afruar historinë e kulturës së makinave në Kaliforni me gjeneratën e ardhshme të transportit.

“Ekipi u frymëzua nga vendi i fuqishëm ku stacionet e karburantit – dhe kultura e automobilave përgjithësisht – kanë qenë prej kohësh në imagjinatën amerikane dhe mbi të gjitha në Kaliforninë Jugore”, ka sqaruar Woods Bagot.

Studioja ka shtuar se “gjithçka, nga pikturat dhe fotomontazhet e Ed Ruscha-s, te skenat e paharrueshme të filmit ‘Back to the Future’ dhe veçori të panumërta të Hollywood-it, te stacionet moderne të gazit në mes të shekullit rreth rajonit të Los Angeles-it”.

Në dizajn është përfshirë edhe një dysheme modulare në përgatitje të zhvillimeve të ardhshme teknologjike që mund të lejojnë karikimin pa kontakt.

Mirëpo, aktualisht automjetet elektrike duhet të kenë kontakt me furnizuesin e energjisë elektrike për t’u karikuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore