Të shtunën e 15 majit është bërë rikthimi në Itali i një të arratisuri nga mafia italiane. Ai kontrollonte rrugët e kokainës brenda Evropës dhe u kap nga autoritetet spanjolle.
Giuseppe Romeo, 35 vjeç, mbërriti i shoqëruar në aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten në mbrëmje. Arrestimi i tij në 11 mars, u bë me një urdhër arresti evropian pas tre vitesh në arrati, tha policia në një deklaratë.
Romeo akuzohet si anëtar i lartë i një rrjeti ndërkombëtar droge të drejtuar nga tre klanet Ndrangheta me qendër në zonën Reggio Calabria të rajonit jugor të Italisë.
“Ndrangheta është grupi mafioz më i fuqishëm i Italisë, i përfshirë në pothuajse të gjitha fushat e veprimtarisë kriminale përtej trafikut të drogës dhe zhvatjes, operacionet e të cilit shtrihen në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, shkruan deklarata.
Sipas një deklarate të policisë italiane, Romeo, i cili jetonte në Gjermani, “kishte rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë”.
“Ai u zhvendos midis Kalabrisë, Lombardisë dhe Evropës veri-perëndimore për të bërë marrëveshje me furnizuesit dhe me disa ndërmjetës në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani”.
Në vitin 2018, ai arriti të shpëtonte nga bastisja “Lidhja Evropiane Ndrangheta” e kryer nga autoritetet italiane, gjermane, holandeze dhe belge që shënjestroi rreth 90 persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkufitar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në nëntor, Romeo u dënua në mungesë me 20 vite burg për akuza në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, shoqatën mafioze, posedimin e drogës dhe pastrimin e parave.
Nuk është hera e parë që policia spanjolle kap anëtarët e grupit famëkeq mafioz.
Autoritetet spanjolle arrestuan gjithashtu një shef të lartë të mafias ‘Ndrangheta në Barcelonë në muaji mars, duke e identifikuar atë si një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak