Bota

Rinisin testimet masive në Pekin


Testimet masive janë rikthyer në Pekin. Vendi po  vazhdon luftën për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz u izoluan të hënën ndërsa qeveria vendosi masa të rrepta për të kryer testimet ndaj Covid-19. Masat erdhën si pasojë e disa rasteve të indentifikuara në periferi të vendit. Ajo që e bën situatën akoma më të ndërlikuar është përhapja e virusit nga njerëzit asimptomatikë.

Autoritetet shëndetësorë janë të vendosur të ndalojnë çdo “shpërthim” në kryeqytet, veçanërisht përpara festës së Vitit të Ri që fillon më 12 shkurt.

“Të gjithë fshatrat rurale në rrethin Shunyi në periferi të Pekinit, do të mbeten në izolim derisa të kenë përfunduar testimet masive”, u shpreh zyrtari i bashkisë Zhi Xianwei në një konferencë shtypi.

Autoritetet gjithashtu kanë vendosur kufizime për bizneset që shërbejnë në grupe të mëdha dhe kanë ndaluar darkat në restorantet periferike. Ato do të kryejnë skanime të temperaturës dhe do të sigurojnë që njerëzit të mbajnë maska mbrojtëse në transportin publik. Qeveria ka të ngjarë të vazhdojë të kryejë testime masive si një masë paraprake. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore