Sport

Bill Belichick refuzon nderin nga duart e Donald Trump


Trajneri kryesor i New England Patriots në Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan (National Football League/NFL), Bill Belichick, ka njoftuar refuzimin e Medaljes Presidenciale të Lirisë, të cilën priste ta merrte nga Presidenti Donald Trump.

Medalja Presidenciale e Lirisë, është nderimi më i lartë që u jepet personave të cilët kanë kontribuar më shumë në zhvillimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ky nderim vlen për kontributin në çdo sferë të shoqërisë amerikanë, në këtë rast, po flasim për sportin.

Siç dihet, revoltuesit pro-Trump u vërsulën drejt Capitol City-t të SHBA-ve, të mërkurën e kaluar.

Nga kaosi që u krijua gjatë revoltës, pesë persona humbën jetën, përfshirë dhe një oficer policie.

Partia Demokrate fajëson Trump duke e akuzuar se “ka nxitur kryengritje”.

Rishtazi, më është ofruar mundësia për të marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë, për të cilën ndihem mjaft i vlerësuar. Duke pasur parasysh marrësit e mëparshëm të këtij çmimi , respektoj dhe çmoj vlerën dhe rëndësinë që ai ka”, shkruhet në deklaratën e Belichick.

“Por, eventet tragjike që u zhvilluan në javën e kaluar, më kanë “detyruar” të heq dorë nga ky  nderim. Si një qytetar i Amerikës, liria, demokracia dhe vlerat tona kombëtare, i vlerësoj maksimalisht”, thuhet në deklaratën e Belichick.

CNN ka njoftuar se Shtëpia e Bardhë, është ne dijeni tashmë të këtij vendimi nëpërmjet një zyrtari të shtepisë.

Bill Belichick ka qenë krye trajneri i English Patriots që prej vitit 2000. Ai ka fituar gjashtë Super Bowl-e, rekord ende i pathyer në NFL.

Në 2016, ai mbështeti Trump-in duke i shkruar një letër. I pyetur nga gazetarët amerikan mbi motivimin e letrës, Belichick u përgjigj:

Jemi miq prej shumë kohësh. Çdokush që kalon qoftë edhe pesë minuta me mua, kupton që unë nuk jam njeri politik.  E as komentet e mia nuk kanë burim politik. Me Donald-in jemi miq”.

Përfaqësuesi i kongresit të shtetit Massachusetts, Jim McGovern, të hënën në mëngjes është shprehur për ‘CNN’  se përse Belichick duhet ta refuzojë medaljen:

Ky President është tallur me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Shikoni se kujt i’a shpërndau javën që shkoi – njerëzve si Devin Nunes dhe Jim Jordan, të lutem! Ajo që dua të them, është se Bill Belichick duhet të bëjë gjënë e duhur duke u përgjigjur ‘jo, faleminderit’”.

Zakonisht, Trump e ka përdorur këtë çmim prestigjioz për të shpërblyer aleatët e tij, qofshin këta financiarë, politikë apo thjesht miq të vjetër.

Përfaqësuesit e politikës amerikane, Devin Nunes dhe Jim Jordan, kanë qenë mbrojtësit më vokal të Presidentit Trump, përgjatë serisë së fajësimeve dhe akuzave që i janë drejtuar.

Bill Belichick, ka mbyllur deklaratën e tij duke shkruar:

Një ndër shpërblimet më të mëdha që kam marrë ndonjëherë në karrierën time profesionale, e ka pikënisjen në vitin 2020 – ku përmes lidershipit të skuadrës sonë, bisedat për drejtësinë sociale, barazinë dhe të drejtat e njeriut, u zhvendosën në krye dhe u kthyen në vepra.

Vazhdimësia e këtyre përpjekjeve teksa mbajmë vërtetësinë përballë njerëzve, ekipit dhe shtetit që e dua kaq shumë, tejkalojnë çdo benefit të çdo çmimi individual”, mbyll deklaratën Bill Belichick.

Disa nga arritjet historike të Bill Belichick

Që prej 1975-ës e deri më tani, Bill Belichick ka marrë pjesë në 46 sezone gjithsej. Gjatë viteve 1991-1995, ai ka qenë krye trajner i Cleveland Browns për pesë sezone. Më pas, Bill i’u bashkua New England Patriots, me të cilët vazhdon edhe sot. Me Patriots ka luajtur për 21 sezone që prej vitit 2000 e në vazhdim.

Ai është tranjeri i tretë në historinë e futbollit amerikan, i cili është shfaqur për plotë 459 ndeshje në Ligën Kombëetare të Futbollit Amerikan (National Football League/NFL).

Bill ka arritur të fitojë 300 ndeshje në 434 takime, gjë që e pozicionon më lart se legjenda të tjera si: Don Shula (445) dhe George Halas (455).

Ai vendosi një rekord përgjatë një dekade (2002-2011) me 123 fitore në një sezon normal dhe 136 fitore në takime të përgjithshme të kompeticionit, duke u bërë kështu  i vetmi trajner në historinë e futbollit amerikan që ka arritur këto shifra./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore