Për pesë ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth tre mijë e 500 persona me vaksinën anti-COVID nga kompania Pfizer/Biontech. Por, pak më shumë se një mijë vaksina është numri total që vendi ka në dispozicion.
Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për media.
“Deri më nëntë maj, kemi gjithsejtë të vaksinuar 160 persona ndërsa prej datës pesë maj e deri në këtë moment kemi gjithsejtë rreth tre mijë e 500 persona të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.
Me dozat e vaksinave anti-COVID nga kjo kompani, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.
“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4 mijë e 680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3 mijë e 500. Në dispozicion kemi edhe një mijë e 180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, është shprehur ai.
Ai tutje ka treguar se gjatë të dielës, fluksi i personave të interesuar për imunizim nuk është i madh.
Kosova deri më tani ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga programi COVAX dhe 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian. BE-ja ka ndarë gjithsej 95 mijë doza të vaksinës Pfizer/Biontech për Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten, se duke filluar nga java e ardhshme do të ketë vazhdimisht kontingjente të vaksinave që do të vijnë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete.
Kosova ka regjistruar 106 mijë e 192 raste me COVID-19, kurse numri i viktimave ka arritur në dy mijë e 202.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare