Familja e ish-presidentit Barack Obama, i ka dhëne lamtumirën mikut tyre më të mirë, qenit Bo.
Bo, shkruajti Michelle Obama në një postim në mediat sociale, kishte qenë një “prani e vazhdueshme, ngushëlluese” që nga mbërritja e saj në Shtëpinë e Bardhë në 2009-ën.
Qeni portugez ishte dhuratë për vajzat e tyre që kur ata u vendosën në Shtëpinë e Bardhë. “Ne nuk e kishim idenë se sa i rëndësishëm do ishte ai për të gjithë ne” shkroi Michelle Obama.
“Ai ishte pikërisht ajo që na duhej. Bo ishte i lumtur taksa na shihte në ditët tona më të mira dhe ishte i mërzitur kur ne ishim keq”, shkroi Barack Obama në postimin e tij.
Për 100 vitet e fundit, me përjashtim të Donald Trump, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë pasur kafshë shtëpiake. Presidenti aktual Joe Biden ka dy qen.
Gjatë mandatit të Obamës qeni Bo u bë shumë i njohur, duke bërë që herë pas herë të shkruheshin meme për të.
Michelle Obama tha se qeni i kishte ndihmuar çiftin në përshtatjen e jetës së re kur u larguan vajzat e tyre Malia dhe Sasha, për në universitet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”