Në eventin më të madh të teknologjisë në botë, CES 2021, kompania HP prezantohet me katër laptopë pune të rinj.
Elite Dragonfly Max, Elite Folio, EliteBook 840 G8 Aero dhe Envy 14 do të jenë katër laptopët e rinj të punës nga HP sipas CNet.
Modeli Max është tejet i përshtatshëm për video konferenca. Ai është i pajisur me mikrofona me rreze të gjerë, kamer interneti pesë megapiksel dhe kamer IR duke ofruar një cilësi të lartë të zërit dhe figurës.
Elite Folio gjithashtu, përmes lëvizjes së ekranit përpara bën të mundur që një pozicionim më të mirë të prezantimeve ose bisedave në formatin video. Ekrani i Folio-s mund të tërhiqet edhe përpara deri sa të sheshohet në tastierë për t’i dhënë formën e një tablete.
Risia e radhës është pesha e versionit EliteBook 840 G8 Aero. Ky laptop sipas HP konsiderohet laptopi i punës 14 inç më i lehtë në botë. Pesha e tij rezulton të jetë më pak se 2.5 paund.
Modeli i katërt, Envy 14, ka pësuar përmirësime të dukshme të tipareve. Inkorporimi i HP Enhanced Ligjting e kthen ekranin në një dritë në formë unaze e cila mundëson ndriçimin e fytyrës gjatë bisedave video./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si ia futën kot Osmani e Haxhiu për “padinë për gjenocid në Strasburg”, juristët përqeshin presidenten e ministren
-
Media, halli i ‘Heroit’ të Tiranës
-
Sulmi i përsëritur ndaj dëshmitarëve dhe gjyqtarëve, Trump rrezikon arrestin
-
Gërvalla injoron të gjeturat e raportit të DASH-it e Freedom House, thotë se Kosova është në krye të luftës kundër korrupsionit