Kulturë

94-vjetori i vdekjes së Shote Galicës


Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar, Heroine e Popullit. Lindi në katundin Radishevë të Drenicës.

Mori pjesë në Kryengritjet kundër osmanë në v. 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër Serbëve në vitin 1912-1915.

Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit Azem  Galica. Gjate vitit 1916- 1918 mori pjesë në disa aksione kundër forcave pushtuese bullgare e austro-hungareze (në Obrije, mars 1917 dhe në Bajë, korrik 1917).

Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës. Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë.

Në prill-qershor 1919 mori pjesë, përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit te Dukagjinit e te Drenicës.

Në vitet 1921 – 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël.

Pas vrasjes se A. Galicës mori drejtimin e çetës së bashku me M. Deline dhe F. Beranin.

Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e vitit 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetje e qeverise se F. Nolit.

Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të B. Currit, që priten me arme në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut dhe të intervencionistëve serbe e ruse (bjellogardiste të gjeneralit Vrangel).

U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe.

Më 1926, pas 12 vjetësh luftë, pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme, në të cilat humbi 22 anëtare të familjes, e plagosur dhe e sëmure, u kthye ne Shqipëri.

U vendos në Shullaz, pranë Milotit dhe me pas në Derven të Fushë-Krujës.

Ndonëse në gjendje të vështire dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë. Ajo u nda nga jeta në Fushë-Krujë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore