Lajme

92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor ndahen nga Qeveria e Kosovës


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosova ka ndarë 92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor nga “The Economist”.

Ky samit është mbështetur edhe nga disa biznese të Kosovës.

“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për të mbështetur këtë konferencë. Por për mjetet shtesë, Qeveria do ta mbështesë me 92 mijë euro që do të merren nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, gjatë të martës ka bërë të ditur se ka qenë nikoqir i një prej konferencave më të rëndësishme rajonale.

Samiti i Ballkanit Perëndimor nga “The Economist”.

“Kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës dhe ndarjen e ideve dhe qëndrimeve më të mira. Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe akademikë”.

Të martën e 25 tetorit në Prishtinë është mbajtur “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Temat e diskutimit kanë qenë invazioni rus në Ukrainë, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve, “që po e çojnë botën drejt një krize të shumë-anshme”.

Në këtë samit kanë marr pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore