Lajme

79 persona pa procedura ligjore u punësuan në Komunën e Vitisë


Komuna e Vitisë.

Gjatë vitit 2021, Komuna e Vitisë kishte punësuar 79 zyrtarë publik pa ndonjë procedurë të prokurimit ashtu siç kërkohet me Ligjin për zyrtarët Publik.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Auditorit për Komunën e Vitisë për vitin 2021.

Auditori në këtë raport thekson se për këto punime kjo komunë i kishte zhvilluar procedurat e rekrutimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil.

“Rastet e analizuara për këto angazhime, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publik, kemi vërejtur se, kontratat ishin nënshkruar pa udhëhequr ndonjë procedurë të prokurimit siç kërkohet me Ligjin për zyrtarët publik”, thuhet në raport.

 

Komuna e Vitisë.

Ndërsa sqarohet se numri më i madh i këtyre zyrtarëve punojnë në pozita të rregullta të punës.

“Në drejtorinë për financa, administratë, prokurim, gjeodezi dhe kadastër, arsim, shëndetësi. Të njëjtit janë paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve (përfshirë edhe kontributet pensionale dhe tatimin në pagë”, theksohet në raport.

Auditori thotë se angazhimi i personave në këtë mënyrë mund t’I ketë dy ndikime.

“Anashkalimi i procedurave të prokurimit në lidhje me mbulimin e pozitave për shërbime të veçanta, përveç mosrespektimit të procedurave ligjore po ashtu, rritë rrezikun e angazhimit të personave jo adekuat për pozita dhe detyrat e caktuara, çka mund të reflektojë edhe në performancën e tyre në punë”.

Ndërsa, kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit i është rekomanduar që të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit për angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë në gjendje të përmbush detyrat e kërkuara.

Gjithashtu, me këtë gjetje është pajtuar Komuna e Vitisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore