Shqipëria

66-vjeçari bie nga çatia dhe humb jetën


Foto ilustruese

E enjtja e 9 shtatorit ka rezultuar fatale për 66-vjeçarin që po kryente punime në çatinë e një banese.

Aksidentalisht ai ka rënë nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Përkatësisht viktima është shtetasi P. N., banues në Lezhë.

Ndërkohë, pronari i ndërtesës, Gj.D., 64 vjeç, po procedohet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në njoftimin e policisë thuhej se 66-vjeçari po kryente punime në ndërtesën e vjetër të 64-vjeçarit në fshatin Gomsiqe, Pukë.

Ndërkaq materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore