Shqipëria

61% e shqiptarëve pjesëmarrës në mediat sociale në vitin 2021


Në Shqipëria, gati 61 për qind e njerëzve kanë qenë pjesëmarrës në mediat sociale për vitin 2021 referuar Eurostat-it.

Sakaq, afro 67 për qind e popullsisë së Bashkimit Evropian kanë blerë ose porositur mallra dhe shërbime nëpërmjet internetit në të njëjtën periudhë.

Kjo përqindje arriti një kulm prej 93 për qind në tre rajone holandeze.

Ka pasur një tendencë shumë të lartë për të shfrytëzuar blerjet nëpërmjet internetit në të gjitha rajonet holandeze përveç Limburg, të gjitha ato daneze, të gjitha ato suedeze me përjashtim të dy prej tyre dhe dy nga tre rajonet irlandeze.

Kurse ato bullgare të Yugoiztochen dhe Severen Tsentralen kanë shfaqur përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin internetin për të blerë mallra ose shërbime përmes internetit.

Gjatë tre muajve para sondazhit, rreth 58 për qind e popullsisë së BE-së e kanë përdorur internetin për të kryer shërbime bankare.

Të paktën 90 për qind e njerëzve kanë përdorur shërbimet bankare në internet në çdo rajon të Danimarkës, Finlandës, si dhe tetë nga 12 rajone në Holandë.

Rajoni i kryeqytetit finlandez i Helsinki-Uusimaa kishte përqindjen më të lartë të përdorimit të shërbimeve bankare bë internet të përllogaritur në 96 për qind.

Ndërkohë, çdo rajon i Bullgarisë dhe Rumanisë ka raportuar më pak se një të katërtën të të gjithë njerëzve që përdorin shërbimet bankare përmes internetit.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kentriki Elláda në Greqinë qendrore.

Dhe një nga aktivitetet më të zakonshme në internet ishte pjesëmarrja në mediat sociale, duke përdorur Facebook-un, Instagram-in, TikTok-un ose Twitter-in.

Në vitin 2021, rreth tre të pestat e popullsisë së BE-së , 57 për qind, kanë marrë pjesë në mediat sociale gjatë tre muajve para sondazhit të fundit.

Shkalla e pjesëmarrjes për të rinjtë e moshës 16-29 vjeç ishte pothuajse katër herë më e lartë se shkalla korresponduese për të moshuarit e moshës 65-74 vjeç.

Në vitin 2021, numërohen 19 rajone në të gjithë BE-në ku të paktën tre të katërtat e popullsisë së moshës 16-74 vjeç merrnin pjesë në mediat sociale.

21 rajonet ku më pak se 45 për qind e njerëzve morën pjesë në mediat sociale ishin të vendosura në Gjermani dhe Francë. Disa prej tyre u karakterizuan si rajone kryesisht rurale ose më të largëta.

Pjesëmarrja në mediat sociale ishte veçanërisht e ulët në rajonet gjermane lindore të Thüringen, Brandenburg, Mecklenburg-Vorpommern dhe Sachsen-Anhalt dhe në rajonet më të largëta të La Réunion dhe Guadelupe në Francë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore