Lajme

37 gjoba ndaj gastronomisë për mos respektim të rregullave anti Covid


37 gjoba ndaj bizneseve të gastronomisë dhe mbyllja totale e një lokali nate, janë masat që u ndërmorën një natë më parë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të mos respektimit të masave të Qeverisë së Kosovës anti-Covid.

AVUK këtë inspektim bënë bashkë me Policinë e Kosovës.

“37 gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilët nuk kanë krijuar kushte për respektim të masave anti Covi-19, ruajtjes së dictancës dhe për shkelje të orarit të punës në të cilën parashihet që operatorët ekonomik lejohet të punojnë vetëm deri në ora 22:00”, tha Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK për Albanian Post.

Thaçi tregoi se lokali i natës u mbyll për shkak të punës pas orarit.

“Një lokal nate është mbyllur, ka qenë duke punuar pas orarit që është përcaktuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid”, u shpreh ai.

Ai po ashtu ai ka thënë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

“Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të mbajtur në kontroll situatën me pandeminë”, tha Thaçi.

Tutje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka ftuar qytetarët dhe bizneset të tregohen të kujdesshëm me respektimin e masave.

“Nëse dëshirojmë që ekonominë ta mbajmë të hapur dhe situatën me pandeminë ta mbajmë në kontroll, respektimin i masave është e vetmja mundësi”, u shpreh Thaçi.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore