Lajme

2500 të vrarë nga bombardimet ruse në Mariupol


Numri i personave që humbën jetën në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore, i rrethuar dhe i bombarduar nga trupat ruse që nga fillimi i luftës, është rritur në 2 mijë e 500 të vrarë. Kështu deklaroi Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kjo është një katastrofë të cilës bota nuk i ka dhënë një vlerësim të duhur’, theksoi ai.

Ai shpjegoi se të dhënat janë siguruar nga administrata komunale e Mariupolit. Arestovych më pas akuzoi Rusinë për pengimin e mbërritjes së ndihmave humanitare në qytet.

“Ushtria jonë po ia del mbanë atje – dje ata mposhtën një tjetër përpjekje për një përparim të blinduar në Mariupol, morën robër lufte”, tha ai të hënën.

Administrata e qytetit të Mariupolit konfirmoi të dielën se një kolonë e madhe me ndihma humanitare e destinuar për qytetin e rrethuar nuk kishte mbërritur dhe ishte ende e bllokuar në Berdyansk, rreth 50 milje në perëndim.

Berdyansk mbahet nga forcat ruse. Një banor i Mariupolit ka bërë gjithashtu një pamje të zymtë të situatës në qytet.

Për të lexuar zhvillimet e ditës së 19-të të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore