Lajme

250 të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve në MB dhe Irlandë


Më shumë se 250 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar (MB) dhe Irlandë janë dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, të kryera gjatë lëvizjes Scout.

Për dekada, lëvizja Scout është promovuar si mundësi për të përjetuar aventura dhe përfituar aftësi jetësore. Por disa hetime treguan se shumë fëmijë janë abuzuar seksualisht nga drejtues të kësaj lëvizje.

Janë plot 255 raste që përfshijnë dënime për përdhunim, sulme të pahijshëm, krijimin dhe shpërndarjen e imazheve të pahijshme/pornografike.

Rastet datojnë që nga vitet 1950 por gjithashtu përfshijnë shembuj bashkëkohorë të tillë si Oliver Cooper nga Bognor Regis. Ai u burgos për gjashtë vjet, dhe mbi të rëndonin tre akuza të abuzimit seksual, kundër dy vajzave gjashtë vjeç. Cooper iu ka bërë fotografi të pahijshme fëmijëve.

Veprat kanë ndodhur pak më shumë se dy vjet më parë.

Numri aktual i autorëve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë sesa i publikuar, e cila bazohej në regjistra publik, artikuj gazetash dhe dokumente të verifikuara në mënyrë të pavarur. Ku nuk përfshin raste kur viktimat nuk raportuan abuzimet ose kur prokurorët nuk ngritën akuza për shkak të vështirësive për të provuar abuzimin kur kishin kaluar disa vjet ose për shkak se abuzuesi i dyshuar kishte vdekur.

Një raport mbi abuzimin seksual të fëmijëve në kontekste institucionale bashkëkohore, botuar të martën nga hetimi i pavarur mbi abuzimin seksual të fëmijëve në Angli dhe Uells bazuar në analizën e dosjeve midis 2017 dhe 2020 nga Shërbimi i Zbulimit dhe Ndalimit.

Lëvizja Scout gjithashtu është përballur me akuza për abuzim seksual të fëmijëve në vende të tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore