Shqipëria

Vaksinimi: Shqipëria momentalisht sheh vetëm nga perëndimi


Kryeministri Edi Rama, deklaroi gjatë konferencës në Rinas, ku priti këtë mbrëmje dozat e vaksinës Pfizer se momentalisht vaksinat do sigurohen vetëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se për vendimin në fjalë është zgjedhje e vendit, për të cilin janë duke ndikuar shumë komponentë bashkë.

“Nëse Bashkimi Evropian do të jetë i hapur, ne do t’a rishikojmë qasjen e vaksinave të kahut lindor. Ne jemi në të njëjtin drejtim me politikat që ndjek BE”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi gjithashtu se nuk ekziston asnjë arsye tjetër apo motiv i natyrës shkencore në lidhje me vaksinat kineze dhe ruse.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore