Sport

240kg përballë 56kg, luftë e çuditshme në MMA


Video të reja kanë dalur nga lufta e një femre nga kategoria super e lehtë përballë një mashkulli “gjigant” nga peshat e rënda, në një ndër luftërat më të pa balancuara të arteve marciale.

Dueli, që u zhvillua gjatë Kampionatit “Epic Fighting”, pa Grigory Chistyakov të përballet me Aleksandra Stepakova-n.

Kampionati “Epic Fighting” ishte në ballinat kryesore muajin e kaluar po ashtu, kur u zhvillua një luftë mes një modeli dhe një porno aktore.

Por, sigurisht asgjë nuk mund të jetë mbi luftën e fundit kur Chistyakov i doli përballë Stepakova-s në një duel që me shumë mundësi edhe fantazistët më të mëdhenj të MMA-së do ta kishin të vështirë ta pranonin.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Stepakova e qoi shumë gjatë ndeshjen kundër një kundërshtari shumë më të madh se ai, duke ia arritur që poashtu të lëshoj disa grushte mbi të.

Stepakova pati vështirësi në fillim, kur Chistyakov e mbajti me “shpinë mas muri” brenda kafazit.

Por pasi luftëtarja e vogël u lirua, ajo lëshoi një mori boksash ndaj kundërshtarit të saj me peshë 240 kg.

Përkundër rezistencës, luftëtarja femër shpejt pa vetën në tokë pas disa goditjes të Chistyakov.

Kur luftëtari mashkull e mbështeti përsëri për muri, ai pati fat që një tifoz kërceu në skenë dhe e goditi Chistyakov-in në shpinë.

Pas një ndërhyrje nga zyrtarët, lufta vazhdoi.

Falë masës së saj, madhësisë dhe faktit që mund të lëviste më shpejtë, Stepakova ia arriti t’i shmangej dueleve në kënd, por morri dy grushte të mëdha nga Chistyakov.

Raundi i tretë prodhoi më shumë, me luftëtarin mashkull që lëshoi disa grushte që ia pamundësuan rikthimin Stepakova-s.

Gjyqtari më pas vendosi që ndeshja përfundoi duke ia dhënë fitoren Chistyakov-it, në atë që do të mbetet një ndër luftërat më të çuditshme në histori të MMA-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore