Lajme

220 mijë ukrainas janë kthyer në atdhe për të mbrojtur kombin


Shumë kanë ikur, por shumë janë kthyer.

Sipas njoftimit të fundit nga Garda Kufitare në Ukrainë, janë 220 mijë shtetas ukrainas, të cilët janë kthyer në atdhe me një qëllim të vetëm: Të mbrojnë Ukrainën nga pushtimi rus.

Vetëm në 24 orët e fundit, raportohet se mbi 18 mijë persona kanë kaluar kufirin hyrës ukrainas nga vende të ndryshme.

“Shumica prej tyre janë burra, të cilët duan të mbrojnë të ardhmen e shtetit të tyre”, shkruhet në njoftimin e agjencisë.

Megjithatë, sipas raportimeve të tjera, nuk mungojnë as gratë e vajzat, të cilat kanë të njëjtin qëllim për kthimin në Ukrainë. Pra, të ndihmojnë me zhbërjen e mësymjes ruse në vendin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore