Lajme

22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 22 persona të vdekur nga COVID-19 dhe një mijë e 894 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 14 mijë e 284 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 354 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 27 mijë e 404.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 835.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 557 mijë e 322 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 284 mijë e 269.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 26 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore