Shqipëria

20 vdekje nga Covid-19 – bie numri i rasteve të reja


Gjatë 24 orëve të fundit 20 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë në Shqipëri.

Ditën e sotme janë vaksinuar 1 mijë e 14 qytetarë. Deri më tani janë kryer 16 mijë e 807 vaksina anti-Covid. Procesi i vaksinimit ka vijuar në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 609 pacientë. 43 pacientë ndodhen në terapi intensive nga të cilët 10 janë të intubuar.

Janë kryer 3 mijë e 268 testime dhe janë shëruar 777 qytetarë.

Dy javët e fundit kanë pasur rritje të numrit të vdekjeve në Shqipëri, që nga shfaqja e coronavirus-it. Gjithashtu shihet se rastet e reja kanë pasur një ulje të numrit këto ditë.

Kujtojmë se më 25 shkurt u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve ku deklaroi se mbeten në fuqi masat që u morën më 11 shkurt, për parandalimin e coronavirus-it.

Kufizimi i lëvizjes vazhdon nga ora 20:00-06:00. Kjo masë është shoqëruar gjithashtu me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.

Pritet gjithashtu se gjatë këtyre ditëve do të mblidhet sërish Komiteti.

Prandaj, ministria ka bërë sërish thirrje që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore