Shqipëria

18 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali


Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali. Marinel Senka, 18 vjeç, nga Pontremoli ka humbur jetën gjatë ngjitjes në malin Marmagna.

Sipas mediave italiane, një helikopter shpëtimi ndërhyri menjëherë dhe identifikoi trupin e të riut .

Mësohet se viktima ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60 vjeçar.

Dje pasdite nuk ishte e mundur të rimerrej trupi i tij sepse era e fortë e bëri të pamundur ndërhyrjen.

Komuniteti i Pontremoli-t është në zi dhe shumë mesazhe janë shkruar në mediat sociale, për të ngushëlluar familjen e djalit 18-vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore