Lajme

17 të vdekur në sulmin izraelit kundër milicive iraniane


Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, i lidhur me opozitën siriane, ka njoftuar se numri i të vdekurve në sulmet e së hënës mbrëma në Sirinë lindore ka shkuar në 17.

Burimet në Jerusalem kanë konfirmuar se Izraeli qëndron pas sulmit, i cili synon të godasë Drejtorinë për Operacione Speciale të Gardës Revolucionare iraniane në Deir ez-Zor.

Kështu ka raportuar e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Sipas raportimit të saj, në sulm u vranë agjentë të rangut të lartë iranianë dhe gjithashtu një agjent i Hezbollahut me nënshtetësi siriane.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore