Lajme

“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca e Akademisë së Shkencave


Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizoi konferencën shkencore “100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.

Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Prof. As. Dr. Bernard Zotaj; Dr. Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; Dr. Esmeralda Kolaneci, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji; Prof. As.Dr. Frederik Stamati.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi u shpreh se: “Sot në përkujtimin e Justin Godart, i cili është një personalitet francez, ai ishte i njohur me botën shqiptare në kohën e luftërave ballkanike 1912-1913”.

Impakti që ai pati me Shqipërinë dhe shqiptarët la gjurmë të thella te ky personalitet, i cili kreu dhe vizitën e parë në Shqipëri.

Udhëtimi i tij na rrëfen më së miri mbi rrethanat dhe periudhën e asaj kohe të çështjes shqiptare.

Dr. Dorian Koçi referoi mbi temën: “Udhëtimi i Justin Godartit nga Tepelena në Gjirokastër”, duke u shprehur se: “Librat e tij u shkruan si refleksione të udhëtimeve të tij në Shqipëri, ku ai njohu me detaje e në terren larmiritetin e kulturës politike shqiptare, dëshirën për zhvillim, prapambetjen urbane, si dhe kompliksitetin e shoqërisë shqiptare.

Mes përshkrimeve të udhëtimeve të tij spikat përshkrimi që ai i bën udhëtimit nga Tepelena për në Gjirokastër.

Të dy qendrat urbane shquheshin si qendra të patriotizmit që kishin kontribuar në ringjalljen e shtetit të ri shqiptar”.

Prof. As. Dr. Bernard Zotaj referoi mbi: “Shqipëria në syrin e Justin Godart”, duke u shprehur se: “Kohë më parë kam lexuar librin e Justin Godart Shqipëria në vitin 1921”, të përkthyer me mjeshtëri nga Munir F. Shehu prej Dibrës. Kjo më zgjoi interesin për të bërë lidhjen dhe shkrimin për rrugën dhe librin me të njëjtin emër”.

Dr. Ardit Bido referoi mbi: “Fondi arkivor i Justin Godart në AQSH”, duke u shprehur se: “Justin Godart ishte një figurë parësore e politikës franceze, me një karrierë të gjatë e të pasur.

Arkivi Qendror ruan disa prej dokumenteve më të rëndësishme të Justin Godart mbi Shqipërinë. Ato gjenden në fondin e tij personal me numrin 427, të ndara në 73 njësi ruajtje, me një total prej 500 fletësh dorëshkrim”.

Dr. Esmeralda Kolaneci referoi mbi: “Justin Godart zë autoritar në mbështetje të drejtësisë së çështjes shqiptare në shek. XX”, duke u shprehur se: “Kontributi i Justin Godart erdhi në një fazë historike të vështirë dhe të komplikuar për shqiptarët e viteve ’20 të shekullit të kaluar, për shkak të planeve dhe një varg alternativash për konfigurimin e hartës politike europiane në dëm të sovranitetit territorial shqiptar”.

Prof. As. Dr. Frederik Stamati referoi mbi: “Objektet dhe dhuratat që solli Justin Godard”, i cili hodhi dritë mbi objektet dhe dhuratat që solli Justin Godard, si dhe mënyrën sesi u zhvillua ceremonia e dorëzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore