Bota

10 vjet burg shqiptari nё Britani qё u kap 1.1 milionё paund kokainё


Ёshtё burgosur me 10 vite burg njё shqiptar i cili posedonte kokainё me vlerё 1.1 milionё paund, nё Londёr, tё Anglisё.

Bёhet fjalё pёr shtetasin Mehmet Qosja, 29 vjeç, shkruajnё mediat britanike.

Sipas informacioneve tё policisё britanike, 29-vjeçari me origjinё nga Elbasani, e kishte fshehur lёndёn narkotike poshtё krevatit tё fёmijёve.

Ngjarja ka ndodhur nё vitin 2020, nё tё cilёn autori kishte tentuar arratisjen.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij ishin gjetur 23 mijё paundë, të fshehura në kroskotin e makinës, ndёrsa në shtëpinë e tij, në rrugën e Shën Valentit u zbulua dhe një arme pa leje me 20 fishekë.

Gjashtë kilogram të tjera kokaine dhe drogë u gjetën në çantën e rrobave.

Droga u vlerësua me shifrën prej 1.1 milionë paundësh nëse do të shitej në treg.

Sipas dёshmisё pёrpara autoriteteve, Qosja tha se ai kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme që kur mbërriti nga Shqipëria në vitin 2014.

Ai shtoi se kishte kërkuar punë si “shpërndarës droge”, për shkak se sipas tij nuk “paguhej mirë”.

Ai do tё kryejё dёnimin prej 10 vitesh pёr “armëmbajtje pa leje”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore