Lajme

10 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 10 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 173 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga pesë mijë e 798 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë dy mijë e 261 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë nëntë mijë e 764.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 19 mijë e 193.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 727 mijë e 283 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 439 mijë e 723.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore