Shqipëria

1 vit nga grushti i shtetit në Myanmar, Shqipëria i bashkohet deklaratës ndërkombëtare


Më 1 shkurt 2021, ushtria në Myanmar mori pushtetin, duke rrëzuar nga Qeveria kancelaren Aung San Suu Kyi. Një vit më pas, ndikimi shkatërrues mbi popullin e Myanmarit, është i qartë.

Kështu shkruhet në një deklaratë të përbashkët të nëntë vendeve të botës, mes të cilëve Shqipëria, ku thirrja për ndërprerjen e dhunës dhe nxitja e dialogut konstruktiv, është parësore.

Pjesë e deklaratës janë SHBA-të, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut dhe Zvicra, së bashku me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.

“Ne kujtojmë ata që kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gra, fëmijë, personel humanitar, mbrojtës të drejtave të njeriut dhe protestues paqësorë”, vijon më tej deklarata.

Një shqetësim serioz shprehet për mbi 400 mijë njerëz, të cilët janë larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të konfliktit civil. Po ashtu, edhe për krizën humanitare, e cila ka pushtuar vendin.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të mbështesin përpjekjet për të promovuar drejtësinë për popullin e Myanmarit”, vijohet më tej.

Deklarimi vijon të mbajë linjën propozuese me pesë pika nga Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Ideja kryesore e tyre është rikthimi në tryezën e dialogut për palët politike në Myanmar.

A small group of protesters hold a flash mob rally calling for a boycott of the education system under the military government that ousted Myanmar leader Aung San Suu Kyi in Tarmwe township in Yangon, Myanmar, Wednesday, Nov. 10, 2021. (AP Photo)

Sakaq, nga ana tjetër, ish-kancelarja, Suu Kyi, është dënuar fillimisht me katër vjet burgim e më pas me katër të tjerë, për vepra penale që kanë të bëjnë me thyerjen e masave të COVID-19.

Ajo rrezikon deri në 100 vjet burg, në bazë të akuzave të juntës.

Kriza e thellë vijon ndërkohë, me konfliktime të shpeshta, protesta të dhunshme deri në të përgjakshme, apo edhe zaptime fshatrash e masakra të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore