Shqipëria

‘1 anëtar 1 votë’, PD-ja zgjedh kryetarët e 8 degëve


Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike(PD) të Shqipërisë, ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të 8 degëve të shtunën e 16 prillit.

Përmes një njoftimi, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, bëri me dije se procesi i votimit është hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

Gjithashtu theksohet se në rast se qendrat e votimit do të kenë ende votues atëherë procesi do të vijojë edhe pas orës 18:00.

Për degën Kuçovë kandidatë për kryetar janë Nerjan Pasho dhe Myslim Haxhiu.

Gjithashtu dhe për degën Skrapar janë dy kandidatë, Besnik Osmani dhe Hajredin Bakiasi.

Ndërsa për PD Elbasan janë pesë kandidatë: Blendi Himci, Eliona Gremi, Elior Vila, Klodiana Capja dhe Sonila Daiu.

Dega Tropojë ka tre kandidatë në lojë: Besnik Dushaj, Feride Rrahmanaj dhe Ram Oruci.

Për degën 6 Tiranë, kandidatë janë Alban Hoxhaj dhe Onelda Zefi.

Dega 10 do të shohë në garë Andi Beliu, Ilir Stojku, Shkëlqim Spaho dhe Xhulia Xhekaj.

Ndërsa për degën 11 Tiranë kandidatët janë  Arbër Qehaja, Shkëlzen Mustafaj, Ahmet Meshi dhe Mërgim Hoxha.

Dhe dega 16 Tiranë ka tre kandidatë: Eduard Rexha, Ilir Zmalaj dhe Kujtim Kola.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore