Jetesë & Stil

1.2 miliardë njerëz ndajnë vetëm 100 mbiemra në Kinë


Nëse ndalon një person të rastësishëm në rrugët e Kinës, ka shumë të ngjarë që mbiemri i tyre të jetë Wang, Li, Zhang, Liu ose Chen.

Kjo sepse këto janë pesë mbiemrat më të zakonshëm në Kinë, të ndarë nga më shumë se 433 milion njerëz, ose 30% e popullsisë, sipas shifrave të qeverisë.

Me 1.37 miliardë qytetarë, Kina ka popullsinë më të madhe në botë, por ka dhe një nga grupet më të vogla të mbiemrave. Vetëm rreth 6 mijë mbiemra janë në përdorim, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike dhe shumica dërrmuese e popullsisë, gati 86%, ndajnë vetëm 100 nga ato mbiemra.

Kina është më pak e larmishme nga racat sesa vendet si Amerika ku një shumëllojshmëri e grupeve të pakicave rrisin diversitetin e mbiemrave.

Teknologjia është një arsye tjetër. Revolucioni digjital i Kinës ka transformuar jetën e përditshme dhe shumë prej këtyre sistemeve mbështeten në një listë të kufizuar të shkronjave të standardizuara kineze.

Kjo do të thotë që njerëzit me shenja apo shkronja të rralla në emrat e tyre, të cilët nuk janë në përputhje me sistemet ekzistuese kompjuterike, mund të lihen pas, duke shtyrë shumë njerëz për të ndryshuar emrat e tyre për hir të lehtësisë.

Një faktor tjetër janë përpjekjet e qeverisë për të standardizuar dhe rregulluar gjuhën.

Dialekte të ndryshme të mandarinës fliten midis provincave. Ndonjëherë me aq ndryshime sa folësit janë të pakuptueshëm me njëri-tjetrin. Midis tyre, Standard Mandarin në Pekin u shpall zyrtarisht gjuhë kombëtare e folur dhe e shkruar.

Ajo përbëhet nga më shumë se 8 mijë karaktere, që është vetëm një pjesë e numrit të përgjithshëm të karaktereve kineze në ekzistencë.

Kjo listë u zbatua në të gjithë shoqërinë në arsim dhe mësimdhënie, shtyp dhe botim, përpunim informacioni, shkronja kompjuteri, libra referimi kinez, dhe më shumë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore