Janë zbardhur emrat e të arrestuarve dhe të proceduarve për trazirat e shkaktuara në një protestë përpara Bashkisë Tiranë të premten e 19 prillit, ku mes emrave janë edhe dy politikanë.
Siç bëhet me dije, janë proceduar sekretari për Aksionin Qytetar në grupimin e Rithemelimit, Klevis Balliu, si edhe Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe njëherësh këshilltar bashkiak.
Të dy eksponentët ishin në ballë të protestës.
Policia tha se pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.
Për përdorimin e materialeve piroteknike janë arrestuar në flagrancë shtetasit Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, ndërsa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë ende të pa identifikuar.
Sakaq, për dhunën ndaj efektivëve të policisë është shtetasi Franc Kaloshi banues në Lushnjë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Klevis Balliu, Tedi Blushi, Enri Vrenozi, Dardan Bardhi. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor Avni Tobli, Rubin Dashi, Artan Muçmata, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste