Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të marrë një sërë masash, duke përfshirë hapjen e kalimeve shtesë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Gjykata e lartë e OKB-së ka lëshuar dy masa të përkohshme në padinë e Afrikës së Jugut për gjenocid, kundër Izraelit. Ky vendim vjen pas kërkesës së Afrikës së Jugut për masa të mëtejshme, duke përfshirë një armëpushim për shkak të urgjencës humanitare në Gaza.
Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, Gjykata e Hagës i kërkoi Izraelit të merrte “të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar, pa vonesë dhe në bashkëpunim të plotë me Kombet e Bashkuara, ofrimin e papenguar dhe në shkallë të gjerë të shërbimeve bazë dhe “ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht” duke përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.
Haga urdhëroi gjithashtu Izraelin të sigurojë menjëherë “që ushtria e tij të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të të drejtave të palestinezëve në Gaza si grup i mbrojtur sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, duke përfshirë parandalimin, nëpërmjet çdo veprim, ofrimin e ndihmës humanitare të nevojshme urgjente”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Osmani: Mickoski na ktheu në Jugosllavi, zgjedh përfaqësuesit e shqiptarëve pa vullnetin e tyre – si Serbia, Rrahman Morinën
-
“Barazia në urinim”: Gratë e Amsterdamit fitojnë luftën për më shumë tualete publike
-
Ministri izraelit i Luftës thyen këmbën gjatë ecjes me biçikletë
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE