Lajme

Zyrtari i EMA-s, AstraZeneca duhet të ndalohet për moshat mbi 60 vjeç


Të dielën e 13 qershorit, Shefi i Task Forcës së Rregullatorit të BE-së, Marco Cavaleri deklaroi se shtetet duhet të shmangin vaksinën AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e konsideron Astrazeneca-n të sigurt për të gjitha grupmoshat.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë ndaluar administrimin e saj tek njerëzit nën një moshë të caktuar, zakonisht duke filluar nga 50 në 65 vjeç.

“Në një kontekst pandemik, pozicioni ynë ishte dhe është që raporti rrezik-përfitim të mbetet i favorshëm për të gjitha grupmoshat”, tha Cavaleria për gazetën, ‘La Stampa’.

Cavaleri tha se është më mirë që të përdoren për ta vaksinat Moderna dhe vaksinat Pfizer-BioNTech.

I pyetur nëse autoritetet shëndetësore duhet të shmangin dhënien e vaksinës Astrazeneca për njerëzit mbi 60 vjeç, Cavaleri pohoi duke ofruar disa shembuj.

“Shumë vende, si Franca dhe Gjermania, po e marrin parasysh”, nënvizoi ai.

Qeveria italiane tha të premten e 11 qershorit, se do të kufizonte përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Ky vendim erdhi pas vdekjes së një adoleshenteje që kishte inokuluar dozën AstraZeneca.

Marrë dhe Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore