Sport

Zyrtare: Serie A miraton protokollin e ri nga urgjenca e koronavirusit


Liga e Serie A italiane ka miratuar protokollin e ri për sezonin 2021/22. I miratuar nën urgjencën e koronavirusit, protokolli përcakton qartë se kur një ndeshje do të luhet dhe kur ajo do të shtyhet.

Deri më tani u shtynë katër sfida të javës së 20 në Serie A. Mbrëmjen e të mërkurës, ishte Këshilli i Ligës që në një mbledhje urgjente vendosi që nuk do të kishte shtyrje të kampionatit.

Pika kyçe e protokollit të ri është ajo që përcakton se kur do të luhet dhe kur jo një ndeshje, kur skuadra ka lojtarë të infektuar.

Në rastet kur një skuadër ka një ose me shumë lojtarë të infektuar me koronavirus, por ajo skuadër i ka 13 lojtarë, së bashku me portierin, atëherë është e detyruar të zbresë në fushë. Skuadra mund të marrë lojtarë nga Primavera, të cilët kanë lindur para 31 dhjetorit të 2003.

Në rastet kur klubi ka numrin minimal të lojtarëve, siç u tha më sipër, atëherë do të jetë Liga që do të vendosë, në përputhje dhe me rrethanat.

Në rastet kur skuadra e ka numrin minimal të lojtarëve, por nuk zbret në fushë, atëherë ndeshjen e fiton ekipi kundërshtar 3-0 në tavolinë.

Këto ishin tre kushtet bazë të miratuara nga Liga e Serie A dhe që pritet të hyjnë në fuqi menjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore