Sport

Zyrtare: Ralf Rangnick është trajneri i ri i Manchester United


Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me gjermanin, Ralf Rangnick, që të bëhet trajner i tyre i përkohshëm.

Në lajmërimin e “Djajve të Kuq”, thuhet se ata kanë arritur marrëveshje me trajnerin gjerman, duke nënshkruar një kontratë gjashtëmujore.

“Manchester United është me kënaqësi njofton emërimin e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit”, shkruhet në lajmërimin e klubit.

Rangnick do të marrë përgjegjësinë si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, ndërsa pas përfundimit të kontratës, ai pritet të marrë rolin e konsulentit të Drejtorit Sportiv, njëjtë sikurse ajo që kishte në Lokomotivën e Moskës.

Edhe gjermani u shpreh i lumtur me detyrën e re të tij, teksa tha se synon sukseset në krye të klubit të famshëm anglez.

“Jam i lumtur që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë një sezon të suksesshëm për klubin”, tha fillimisht Rangnick.

“Skuadra është plot me talent. Përpjekjet e mia gjatë këtyre gjashtë muajve do të fokusohen të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip”, tha ndër tjerash Ralf Rangnick në komunikatën për media.

63 vjeçari do të jetë në krye të Manchester United menjëherë dhe ndeshja e parë e tij është ajo kundër Arsenal-it që do të zhvillohet të enjten.

Kujtojmë që në të kaluarën, Rangnick ka udhëhequr klube të njohura gjermane si: Leipzig, Schalke, Hoffenheim, Stuttgart, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore