Sport

Zyrtare/ Pirlo shkarkohet nga Juventus


Andrea Pirlo është shkarkuar nga Juventus-i vetëm një sezon pasi u emërua si trajner.

Këtë e ka bërë të ditur Juventus-i me një komunikatë zyrtare.

“Faleminderit, Andrea”

“Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fundin e kësaj eksperience speciale së bashku”.

“Disa muaj më parë, Andrea Pirlo, një ikon e futbollit, filloi aventurën e re, të parën si trajner”.

“Për ta bërë këtë, mbi të gjitha, duhet guxim, pastaj përqëndrim në atë që do, sidomos në një periudhë me mijëra vështirësi, kur bota po detyrohet të ndryshojë rregullat e saj për shkak të pandemisë”.

“Pirlo sapo ka filluar hapat e tij në çka pa dyshim do të jetë një karrierë e jashtëzakonshme si trajner. Një aventure e transformimit, duke kërkuar, dhe duke sjellur ideat e tij si kampion në fushë nga ana tjetër e gardhit”.

“Dhe, pasi në futboll, gjithçka çfarë vlejnë janë fitoret, le t’i kujtojmë ato: Në hapësirën e disa muajve, Pirlo ngriti dy trofe në qiell, Superkupën dhe Kupen e Italisë. Dhe, ai solli fitore në stadiumet më prestigjioze, si në San Siro dhe Camp Nou”.

“Për gjithë këtë, për guximin, punën, pasionin të cilin ai e shfaqi çdo ditë, falënderimet tona shkojnë për maestron, trajnerin, Andrea-n, këto vijnë nga zemra”.

“I urojmë fat për të ardhmen, që pa dyshim do të jetë e jashtëzakonshme”.

Massimiliano Allegri do të kthehet te Juventus-i për ta zëvendësuar Pirlo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore